Blog

Procedurat për një higjenë më të mirë në shtëpitë tona

Që prej mars-it të këtij viti një fokus i vecantë ka qënë dhe është mbi pastrimin dhe higjenën, si pasojë e virusit Covid -19 që pushtoi dhe ndryshoi botën brenda një periudhe të shkurtër kohore. Të gjithë po vemë re ndryshime të njëpasnjëshme në stilin tonë të jetesës, menyrën se si i bejmë gjërat në përditshmërin tonë dhe pershtatja me guidat e reja të pastrimit dhe higjenës.

Ndërsa shkruaja këtë artikull, po mendoja për informacionet e shumta të qarkulluara në mediat online, internet sa shpeshherë nuk dinim ku të bazoheshim për procedurat që duhet të ndiqnim për një higjenë më të mirë në shtepitë tona, në shkolla për fëmijet tanë dhe për ne si individë me një jetë aktive sociale.

Mëposhtë do të gjeni disa këshlla praktike por dhe disa shpegime termash dhe procedurash të cilat gjerësisht ngatërrohen duke shkaktuar konfuzion.

E fillojmë me dy nga termat kryesorë dhe me të dëgjuarit për ju, pastrimi dhe dizinfektimi.

Me pastrim kuptojmë heqjen e papastërtive, mikrobeve, ndotjes nga sipërfaqet. Kjo nuk i vret ato por vetëm i heq, zhvendos duke zvogëluar dendësinë e tyre dhe ulur riskun e shperndarjes së infeksionit.

Me dizinfektim kuptojmë përdorimin e lëndëve të ndryshme për vrasjen e mikobeve, viruseve nga sipërfaqja. Duhet të jemi të qartë që ky proces jo domosdoshmërisht pastron sipërfaqen, ndaj bëni mirë që të pastroni sipërfaqen në fillim dhe më pas të dizinfektoni, në këtë mënyrë do të ulni akoma më shumë riskun e shpërndarjes së infeksionit.

Asnjë nga këshillat për higjenën në shtëpi ose shkollë nuk do të jetë funksionale nëse nuk zbatoni rregullat për higjenën personale. Le të rikujtojmë disa nga pikat kyçe në higjenën personale.

  • Mbani maskë në ambjentet publike.
  • Mbani distancën e sigurisë 1.5 – 2 metra nga individët rrotull jush, qoftë në vendin e punës, kur prisni në rradhë, kur kaloni në zona shumë të frekuentuara etj.
  • Shmangni fytyrën, qafën me duar të palara dhe të padizinfektuara.
  • Kur të kolliteni apo teshtini përdorni anën e brëndshme të brrylit tuaj dhe jo duart.
  • Lani, Lani, Lani duart! E di që e keni dëgjuar shumë herë, por realisht është linja e parë e mbrojtjes. Sigurohuni që të lani duart për rreth 20-30 sekonda, sidomos pasi keni hequr maskën, keni teshtirë, keni prekur sipërfaqe shumë të frekuentuara në ambjentet e jashtme si: doreza dyersh, produkte, tavolinën, karrigen etj.

Një higjenë e mirë personale është fillimi dhe baza e kujdesit për vetën dhe të tjerët rreth jush.

Këshilla gjenerale për pastrimin dhe dizinfektimin në shtëpi.

Pikësëpari një pikë e rëndësishme përben zgjedhja e produkteve me të cila pastroni dhe dizinfektoni, sigurohuni që këto produkte të jenë të certifikuara dhe të sigurta për përdorimin tuaj. Lexoni me kujdes guidat për secilin produkt për mënyrën e përdorimin, sasinë që duhet të perdorni. Do ju këshilloja që të mos përdorni produkte të cilat kanë tre funksione në një sepse nuk janë shumë efektive, mund ti përdorni në raste urgjente.

Filloni me pastrimin dhe dizinfektimin e zonave me frekuentueshmeri më të lartë si dorezat e dyerve, tavolinat, siperfaqet e jashtme të mobiljeve etj. Mos të harroni paisjet elektronike si celulari, telekomanda, laptopi, pc etj. Këto zona duhet të jene prioritare dhe të pastrohen më shpesh, në rastin kur kemi të ftuar apo futeni në shtëpi kur keni qënë jashtë saj, duhet të dizinfektohen pas momentit të prekjes që të shmangim përhapjen e infeksionit. Gjithashtu përpiquni të mbani dritaret hapur që shtëpia të ketë ajrim natyral të vazhdueshëm.

Veshjet, copat apo elemente të tjerë të cilat janë vendosur në koshin për tu larë, përgjatë vendosjes në lavatriçe duhet të keni kujdes që të mos i shkundni që të shmangni shpërndarjen e mikrobeve, tregoni kujdes që të përdorni doreza sidomos në rastin kur keni një individ të infektuar në shtëpi. Dorezat nësë janë një perdorimëshe duhet ti hidhni direkt pas përdorimit, ndërsa në rastin kur janë disa-përdorimëshe që duhet të dizinfektoni pas përdorimi, në rastin kur nuk përdorni dorezat duhet të tregoheni shumë më të kujdesshëm. Është e rëndësishme që rrobat të thahen plotësisht pas larjes.

Për të shmangur infektimin kryq është mirë që të përdorni kodimin me ngjyra për pecetat, kovat, dorezat, në varësi të zonës së përdorimit. Caktoni ngjyrat për zonën e tualetit, kuzhinën, mobiljeve dhe mos i ngatërroni materialet me njëra tjetrën, në mënyrë që të përdorni po të njëjtat për të njëjtat zona. Materialet që përdorni për pastrim kanë një rëndësi definitive në efektivitetin e pastrimit dhe dizinfektimit.

Këshillat për pastrimin dhe higjenën në kushtet e reja të Covid 19 janë të shumta, por gjithcka fillon nga kujdesi jonë personal dhe të qënurit i përgjegjshëm për veten dhe të tjerët.

Është mbi pastrimin dhe higjenën, si pasojë e virusit Covid -19 që pushtoi dhe ndryshoi botën brenda një periudhe të shkurtër kohore. Të gjithë po vemë re ndryshime të njëpasnjëshme në stilin tonë të jetesës, mënyrën sesi i bëjmë gjërat në përditshmërin tonë dhe përshtatja me guidat e reja të pastrimit dhe higjenës.

Ndërsa shkruaja këtë artikull, po mendoja për informacionet e shumta të qarkulluara në mediat online, internet sa shpeshherë nuk dinim ku të bazoheshim për procedurat që duhet të ndiqnim për një higjenë më të mirë në shtëpitë tona, në shkolla për femijët tanë dhe për ne si individë me një jetë aktive sociale.

Më poshtë do të gjeni disa këshilla praktike por dhe disa shpegime termash dhe procedurash të cilat gjerësisht ngatërrohen duke shkaktuar konfuzion.

sq