Blog

8 Gjëra që Duhet të Jesh Duke i Pastruar që Dje

Pandemia e COVID-19 e ka kthyer pastrimin në një ritual ditor. Por a jeni duke pastruar çdo sipërfaqe që duhet?

Pastrimi pas Koronavirus

COVID-19 ka ndryshuar çdo gjë që e bënte të rehatshme rutinën tonë të përditshme, që nga blerja në market e deri tek zgjedhja e mjetit të transportit. E megjithëse, shumica e këtyre ndryshimeve do jenë afatshkurtra, dezinfektimi i rregullt i shtëpisë, duhet të jetë një nga ndryshimet që do rrojnë në term afatgjatë. Pastrimi i shpeshtë i sipërfaqeve është një mënyrë efektive për parandalimin e përhapjes së mikrobeve, jo vetëm gjatë një pandemie por edhe në momentin që një nga familjarët është i sëmurë.

Fërkimi i çdo sipërfaqeje të shtëpisë nuk është një praktikë që mund ta kryeni çdo ditë, por ka disa hapa të lehtë që mund të ndiqni në higjienizimin e saj në momentin që situata ti kthehet normalitetit, të vjetër apo të ri.

Por shtëpia nuk është e vetmja gjë që ka nevojë të theksuar në pastrim.

Duart tuaja

Nuk do shumë për tu kuptuar por sa jemi mësuar me implementimin e një disipline larje duarsh? Ekspertët pohojnë që larja e duarve është një ndër metodat më efektive në parandalimin e përhapjes së COVID-19, i cili mund të transmetohet shumë më lehtësisht nëpërmjet shtrëngimit të duarve pasi jeni kollitur apo keni teshtirë në to. Por COVID-19 është vetëm një prej infeksioneve që transmetohet gjatë shtrëngimit të duarve, sa e sa gripe të tjera sezonale mund të marrim thjesht si rezultat i ndjekjes së një disipline të cunguar të higjienizimit të duarve? Larja e duarve për 20 sekonda në ditë me shoqërimin e një detergjenti larës apo dezinfektuesi me bazë alkooli prej 60%.

Dorezat e dyerve

Kur flitet për prioritetet në pastrim të përdishëm, duhet të marrim parasysh mjetet që kanë përdorimin më të lartë. Gjasat janë që dorezat e dyerve të jenë në majë të klasifikimit për nga sasia e përdorimit. Ekspertët sugjerojnë që ti lani me ujë dhe sapun fillimisht, duke i hequr kështu pluhurin që mund të jetë mbledhur. Pas këtij hapi, fshini dorezat e dyerve me leckë apo spray për dezinfektim. Mund të përdorni zbardhues, alkol me bazë izopropili apo edhe produkte të tjera me një përmbajtje alkolë prej 60% apo më lart si Clorox. Sigurohuni ti jepni dezinfektuesit kohën e duhur për tu tharë duke ndjekur udhëzimet e paketimit.

Timoni i makinës

Mund të jeni duke e përdorur makinën tuaj më rrallë se zakonisht gjatë kësaj periudhe, por kjo nuk do të thotë që duhet të anashkaloni rëndësinë që paraqet pastrimi i sipërfaqeve me të cilat keni një kontakt të vazhdueshëm. Në testimin e 20 pikave kryesore të zhvilluara nga Motorpoint, timoni ishte ai që rezultoi si foleja e vërtetë e mikrobeve në një makinë. Dorezat e dyerve, marshi dhe butonat e radios kishin gjithashtu një përqendrim të lartë mikrobesh. Lekcat dezinfektuese higjienizojnë shumicën e sipërfaqeve të makinës tuaj por përdorimi i tepërt apo pa rekomandimin e duhur mund të dëmtojë sipërfaqet si sediljet prej lëkure kështuqë përdorimi i alkolit larës të duarve mund t’ju kursejë një kohë dhe kosto të konsiderueshme në mirëmbajtjen e higjienës në makinë.

Çelësi i dritave

Studimet kanë treguar që viruset si COVID-19 mund të jetojnë për dy deri në tre ditë në sipërfaqet plastike apo metalike siç janë çelësat e dritave. Ashtu si edhe me dorezat e dyerve dhe shumë sipërfaqe të tjera me të cilat keni një kontakt të vazhdueshëm në shtëpinë tuaj, fshini fillimisht sipërfaqen me ujë dhe sapun dhe pastaj përdorni dezinfektuesin e zgjedhur me bazë alkoli. Pastrimi konsiston thjesht në heqjen e papastërtive nga një sipërfaqe ndërsa dezinfektimi është ai që vërtetë vret mikrobet.

Sipërfaqet e kuzhinës

Dezinfektimi i sipërfaqeve të banakut, minibarit dhe lavamanit duhet të jetë kthyer tashmë në një pjesë të pazëvendësueshme të rutinës tuaj në pastrim. Kjo praktikë duhet të vijohet nga ju edhe pas largimit të COVID-19. Pastrimi dhe dezinfektimi i sipërfaqeve të kuzhinës ndihmon në eliminimin e çdo papastërtie që mund të vijë nga ushqimet e përdorura. Mund të lini bukën në kuzhinën tuaj pak momente më gjatë nga ç’duhet dhe ato mikrobe do kenë gjetur shtëpinë tyre të re afatgjatë fiks nën hundën tuaj. Dezinfektimi i vazhdueshëm bën të mundur që kjo të mos ndodhë. Përdorimi i produkteve me bazë peroksid hidrogjeni ju siguron sukses të shpejtë!

Celularët

Celulari juaj është një manifestim mikrobesh në vetvete dhe mund të kthehet lehësisht në një vatër infeksioni sipas studimeve të zhvilluara në mbi 24 vende. Në mënyrë që të pastroni sipërfaqen e celularit tuaj, fshijeni me leckë të thatë dhe të butë për të hequr çfarëdolloj papastërtie të ngelur dhe përdorni produkte me bazë alkooli mbi 70% për të dezinfektuar ekranin.

Karta e kreditit

Sende që i mbani në publik rregullisht, të tilla si kredia dhe debi. Mjetet që kanë një përdorim të përditshëm, si karta e kreditit apo debitit, duhet të dezinfektohen në mënyrë të vazhdueshme nëse doni të mbani larg mikrobet apo infeksionet. Pasi të keni kaluar kartën tuaj në bankomat, jepini një të fshirë me dezinfektues, sidomos nëse atë kartë ia keni dhënë edhe kasierit. E njëjta këshillë vlen edhe për pajisje të tjera që përdorni masivisht si; çelësat, kuleta dhe çanta.

Tastiera

Mos e beso po deshe, por tastiera e laptopit tënd është një prej produkteve më të pista në shtëpinë tënde. Për hir të shëndetit tënd por edhe kompjuterit tënd, bëni mirë ta dezinfektoni çdo ditë. Teknikët sugjerojnë përdorimin e fshirëseve me ajër për eliminimin e copëzave të vogla të papastërtive që ngecin në hapësirën mes butonave, të cilat aq sa dëmtojnë pajisjen kompjuterike, të dëmtojnë dhe ty sa herë që ndalon së punuari në kompjuter për të ngrënë një çokollatë apo edhe thjeshtë për të pirë ujë. Për një pastrim më efiçent mund të ktheni tastierën përmbys dhe ta shkundni me kujdes dhe më pas me peceta apo spray dezifenfektues. Sigurohuni që para se ta lidhni sërish me elektricitet të keni tharë mirë çdo sipërfaqe.

sq