Ambjente të pastra, higjenike dhe të sigurta
AlbPastrim ka ekspertizë në dhënien e shërbimeve të Dezinfektimit, Deratizim dhe Dezinsektimit me një staf të trajnuar dhe profesional.
Ekipi ynë është i trajnuar për të eleminuar patogjenët duke përdorur praktikat më të mira të përcaktuara nga organizatat kryesore duke përfshirë Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), Administrimin e Ushqimit dhe Barnave (FDA) dhe Agjencinë e Mbrojtjes së Mjedisit (EPA).
Në këtë kohë të vështirë ku siguria në ambjente në të cilat jetojmë dhe vizitojmë është gjithmonë më e vogel, AlbPastrim ofron shërbimin e higjenizimit specifikisht për virusin Covid–19.
Ky higjenizim nënkupton përdorimin e substancave kimike specifike për eliminimin e viruseve dhe baktereve nga sipërfaqet, por këto substanca nuk përbëjnë rrezik për jetën e individëve. Produkti i përdorur për higjenizimin është në përputhje me kërkesat e Ministrisë së Shëndetësisë.
Ai është:
• I përshtatshëm për zona me rrezik të lartë dhe një gamë të gjerë sipërfaqesh.
• I testuar në përputhje me standardet e kujdesit shëndetësor.
• Formulimi pa aldehide dhe aromë.
• Aftësi mikrobiale për eleminimin e patogjenëve në një kohë të shkurtër kontakti.
Krijojmë ambjente të sigurta dhe të shëndetshme për ju!
Deratizimi i ambjentit do të kryhet duke instaluar në vendet, ku dyshohet prania e brejtësve, pajisjet monitoruese të pajisura me karrema joshëse (rodenticide të miratuara në listën e përditësuar nga Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit dhe sipas rekomandimeve të OBSH-së dhe Direktivës 98/8 të BE-së për produktet biocide për përdorim në shëndet publik). Produktet që do të përdoren dhe shërbimi i instalimit të pajisjeve do të faturohen. Pas mbikqyrjes së ambjentit, do të përcaktohen vendet e instalimit të pajisjeve rodenticide në ambjentin e jashtëm apo edhe të brendshëm.
Dezinsektimi i ambjentit ka si qëllim parandalimin dhe asgjësimin e insekteve fluturuese, me qëllim të shkatërrimit të mikroorganizmave patogjene dhe parandalimit të sëmundjeve infektive në ambjentet që na rrethojnë, do të aplikohet seti elektromat i pajisur me rimbushësin elektrik të lëngshëm apo tabletë, me dritë UV dhe të shoqëruara me letër ngjtëse ndërsa për luftimin e tyre kur infestimi është i rëndë do të përdoret spërkatja me pompë me insecticide cilësore dhe profesionale të kompanisë inovative Bayer. Ndërhyrja do të kryhet me preparate të licensuara nga Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit, shoqëruar me skedën teknike të përdorimit dhe lejen përkatëse, mbështetur në normat e standarteve të HACCP-së dhe OBSH-së.
Programi i dezinfektimit ndërmerret për asgjësimin dhe parandalimin e infestimit të insekteve zvarritëse të dëmshme (buburrecat, milingonat, mizat, grerëzat, furrëtaret etj) që janë bartës të agjentëve të sëmundjeve ngjitëse, dezinsektimi do të kryhet me anë të vendosjes së xhelit special me lëndë aktive (Imidacloprid, Deltametrine, Bromadiolone) i cili kryhet 2 herë në vit për një periudhë 6 mujore secila, si dhe me spërkatje me pompë me insekticide të miratuara në listën e përditësuar nga Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit dhe sipas rekomandimeve të OBSH-së dhe Direktivës 98/8 të BE-së për produktet biocide për përdorim në shëndet publik.
Kërko Një Telefonatë
Shënim
Teknologjia dhe protokollet tona udhëheqëse mbështesin bizneset, shkollat, hapësirat prodhuese dhe çdo industri tjetër për të krijuar hapësira të shëndetëshme. Nëpërmjet dezinfektimit me produkte natyrale dhe ekologjike që nuk krijojnë asnjë dëm në ambientin tuaj.
Në fund të çdo shërbimi çdo subjekti pajiset ,me çertefikatën e shërbimit, të njohur nga Qendra Kombëtare e Liçensimit QKL dhe Instituti i higjenës.