VIZIONI
Zhvillimi I një rrjeti më të gjere rajonal të Albpastrim për një rritje të qëndrueshme dhe influencë me të gjerë në tregun Ballkanik.
MISIONI
Krijimi I një impakti pozitiv në cilësinë e jetesës së klientëve tanë, punonjësve duke ruajtuar profesionalitetin dhe vlerat për një shërbim gjithmonë në standardet më të larta.
Vëmë te parën Sigurinë, Shëndetin dhe Higjenën.
Çdo njeri kudo që ndodhet ka nevojë të dijë dhe të jetë i sigurtë që ambjentet të cilat viziton, punon, jeton janë të sigurta, të pastra dhe higjenike. Çdo ditë përgjatë 10 viteve të fundit, shërbimet tona të personalizuara mbajnë individët e shëndetshëm dhe të sigurtë,duke mbajtur në fokus mirëqenien, duke ruajtur standardet me të larta të pastrimit. Me një ekip profesionist, të trajnuar, me materialet më cilësore në tregun ndërkombëtar, me paisjet e fundit teknologjike, ju sigurojmë qetësine e një ambjenti të pastër.
Inovacion & Qëndrueshmeri
Çdo ditë punohet për të sjellë risitë më të fundit në shërbimet tona, për të bërë punën më efektive për cdo ekip pune të AlbPastrim. Me një punë të qëndrueshme, konsistente në treg kemi hedhur rrënjët për një rritje të sigurt. AlbPastrim është gjithmonë në kërkim për paisjet e fundit teknologjike, produktet më inovatore për një performancë më të lartë.
Në bazë kujdesi për mjedisin
Impakti që çdo njëri prej nesh ka në mjedis është shumë i madh, ne si AlbPastrim bëjmë më të mirën tonë për të pasur një impakt pozitiv në mjedis. Prej vitesh punojmë me detergjente ekologjike dhe materiale të riciklueshme, duke u përpjekur të minimizojmë mbetjet e pariciklueshme apo produktet që dëmtojnë ekosistemin.
Standarde të larta
Jemi krenar të themi që përgjatë çdo viti kemi rritur standardet me të cilat punojmë, për ti ofruar çdo klienti cilësinë e padiskutueshme në çdo shërbim tonin, duke dhënë zgjidhje dhe rritur mirëqënien. Çdo shërbim i joni është i personalizuar për klientin për të tejkaluar çdo pritshmëri.
Partnerë lider në treg
AlbPastrim prej vitesh bashkëpunon me brandet më të njohura në treg si Vileda Professional, Dr Schnell, Rubbermaid, Finezza etj nëpërmjet kompanisë distributore AlbSolution. Ne sigurohemi që çdo partner i joni të ketë një historik suksesi të vërtetuar me produkte ekologjike, inovatore dhe me cilësinë më të lartë.
Çfarëdo nevojash të keni në pastrim
Ju mund të mbështeteni gjithmonë tek ne
Shkruajmë histori që nga viti 2011
2011
Për herë të parë në Shqipëri - një kompani pastrimi me struktura profesionale.
AlbPastrim hedh hapin e parë në treg si një kompani profesionale pastrimi, me shërbimin e saj të parë në mirëmbajtjen dhe administrimin e mbi 15 godinave në Tiranë.
2012
Bashkëpunimet e para.
Bashkepunim me disa nga partnerët më të rëndësishëm në Tiranë si: Epoka University, UET, Bedër University, ETC, Unioni Shqiptar e shumë të tjerë.
2013
Kompania zgjeron gamën e shërbimeve të saj.
Për të plotësuar çdo nevojë të biznesit dhe individëve sjellim shërbimin e shitjeve të produkteve të pastrimit dhe materialeve të konsumit, investohet në makineri dhe në trajnime profesionale të stafit. Klientët filluan të shtoheshin dhe sigurisht, stafi, vlera më e madhe e një kompanie të suksesshme, po rritej dita-ditës .
2014
Distributorë të markës më të njohur për sa i përket materialeve të pastrimit.
Distributorë të markës më të njohur për sa i përket materialeve të pastrimit, Vileda Profesional, si dhe me kompaninë Dr.Schnell, një ndër markat më të mira në Gjermani përsa i përket produkteve të pastrimit, dizifektantëve dhe një shumëllojshmëri produktesh. Së bashku ndërtuam një vizion të ri, rritëm një kulturë të re në mirëmbajtjen dhe pastrimin në vend, u çertifikuam me standartet më të larta në menaxhim.
2014
Distributorë të markës më të njohur për sa i përket materialeve të pastrimit.
Distributorë të markës më të njohur për sa i përket materialeve të pastrimit, Vileda Profesional, si dhe me kompaninë Dr.Schnell, një ndër markat më të mira në Gjermani përsa i përket produkteve të pastrimit, dizifektantëve dhe një shumëllojshmëri produktesh. Së bashku ndërtuam një vizion të ri, rritëm një kulturë të re në mirëmbajtjen dhe pastrimin në vend, u çertifikuam me standartet më të larta në menaxhim.
2015
Zgjerojmë fushën e veprimtarisë
Zgjerojmë fushën e veprimtarisë duke ofruar shërbim për hotelerinë me partnerë të mëdhenj si Rogner Hotel, Diplomat Hotel, Continental, pjesë e Kastrati Group.
– Bëhemi pjesë e AmCham (American Chamber of Commerce in Albania).
– Krijojmë marrëdhënie bashkëpunimi të reja me kompaninë Mars Tissue, me qendër në Greqi dhe distributore e materalieve tona të konsumit.
2016
Investuam në aspektin më të vyer kapacitetin njerëzor.
Me mbi 100 punonjes, ne ofrojmë shërbim për më shumë se 300 biznese.
-Realizuam trajnime te vazhdueshme te stafit për të qenë gjithmonë të
përditësuar me ndryshimet më të fundit në industrinë e higjenës.
– U shtuan në portofolin tonë partnerë të rëndësishëm duke u përfshirë në fusha të tjera, Rolling Hills, Stadiumi Loro Boriçi, Megatek, etj.
2017
Akademia e pastrimit
Hapat e parë për Akademinë e parë të higjenës dhe pastrimit në Shqipëri me trajnime profesionale te fushës.
– Firmosja e 7 parimeve të Fuqizimit të Gruas UN WOMEN (United Nations Entity Gender Equality and the Empowerment of Women).
– Bashkepunim i ri me Albtelecom me mbulimin e çdo pike shitjeje të tyre në
Shqipëri.
2019
Albpastrim u degëzua në dy kompani të reja: Albsolution & Albacademy
U krijua E-commerce për shitjen e produkteve online, mbi 400 produkte dhe materiale profesionale të brandeve ndërkombëtare, duke përmbushur të gjitha nevojat e klientëve dhe çdo kërkesë në industri.
2020
Albooker
Albooker është kompania më re e krijuar në AlbGroup. Ajo është një kompani e cila ofron zgjidhje për pronarët e shtëpive apo apartamenteve të pushimeve nëpërmjet platformës online të rezervimit si dhe programeve të menaxhimit të pronës online. Shërbimi që ofron është menaxhimi i kanaleve të rezervimeve online me anë të një platforme të vetme. Pjesë e shërbimeve të kompanisë tonë është edhe reklamimi në kanalet globale të shitjes (Booking.com, Airbnb, Expedia, TripAdvisor, HomeToGo), etj.
Tek AlbPastrim njerëzit bëjnë diferencën!
Punonjësit janë kapitali kryesor në kompaninë tonë, ata të cilët përcjellin vlerën e
vërtetë të tonën në çdo shërbim të kryer. Gjithmonë themi që ata janë pasqyra jonë më e
mirë!