Sherbim DDD

Sherbim DDD

Sherbim 3D (Dezinfektimi, Dezinsektimi, Deratizimi)

Qëllimi nëpërmjet ofrimit të shërbimit DDD është zvogëlimi i probabilitetit të shfaqjes së insekteve të dëmshme, mundësimi i reagimit adekuat në rastet e shfaqjes se tyre, sigurimi i mbajtjes nën kontroll në mënyrë efektive, eliminimi i rreziqeve për shëndetin e individëve dhe sigurinë e mjedisit.

Dezinfektimi:

Programi i dezinfektimit ndërmerret për asgjësimin dhe parandalimin e infestimit tëinsekteve zvarritëse dëmshme (buburrecat, milingonat, mizat, grerëzat, furrëtaret etj) që janë bartës të agjentëve të sëmundjeve ngjitëse, dezinsektimi kryhet me anë të vendosjes së xhelit special me lëndë aktive i cili kryhet 2 herë në vit për një periudhë 6 mujore secila, si dhe me spërkatje me pompe.

Dezinsektimi:

Dezinsektimi i ambjentit ka si qëllim parandalimin dhe asgjësimin e insekteve fluturuese, me qëllim të shkatërrimit të mikroorganizmave patogjene dhe parandalimit të sëmundjeve infektive në ambjentet që na rrethojnë. Ndërhyrja kryhet me preparate të licensuara nga Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit, shoqëruar me skedën teknike të përdorimit dhe lejen përkatëse

Deratizimi:

Deratizimi i ambjentit kryhet duke instaluar në vendet, ku dyshohet prania e brejtësve, pajisjet monitoruese të pajisura me karrema joshëse Pas mbikqyrjes së ambjentit, përcaktohen vendet e instalimit të pajisjeve rodenticide në ambjentin e jashtëm apo edhe të brendshëm.

Pas kryerjes se sherbimit pajiseni me certifikate sherbimi, njohur nga Qendra Kombetare e licensimit QKL, dhe instituti i higjenes e cila eshte per 6 muaj