Gjelberimi

Shërbimet për hapësira të gjelbërta

Albpastrim kryen mirёmbajtje te Hapësirave tё Blerta pёr ambientet e tuaja private si dhe për hapёsirat e gjelbёrta nё ambiente publike : Dyqane, Zyra, Qendra tregtare, Shkolla ,Universitete etj. Kopshtaret tanё do tё kujdesen pёr ambientet tuaja tё gjelbёrta me mirёmbajtje periodike falё abonimeve tё ndryshme qё ofrojmë .

SHËRBIMET NË SIPËRFAQET E GJELBËRTA, FRUTIKULTURE DHE PERIMORE

Në mirëmbajtjen e sipërfaqeve të gjelbërta përfshihen zërat e mëposhtëm: 1. Mirëmbatje tapet bari, kryhen proceset e mëposhte të punës:
  • a. Korrje bari me makinë korrëse 3 herë në muaj për stinët pranverë, verë dhe vjeshtë si dhe 1 herë në muaj për stinen e dimrit.
  • b.Ujitje (sipas nevojes)
  • c.Nitrifikin me pleh kimik 3 herë në vit (ky hidhet për arsye të mbajtje të ngjyrës sa më jeshile të barit)
  • d.Pastrim me krehërose me fshesë I papastërtive të ndryshme (gjethe të thata të rëna nga bimësia përrreth) në siperfaqet e gjelbërta.
  • e.Korigjime të pjesëve të dëmtuara të sipërfaqeve të barit.
2. Mirëmbatje drurësh shkurre dekorative, kryhen proceset e mëposhte të punës:
  • a.Punim toke rreth trungut së bimës (ky proces pune kryhet për arsye të ajrimit të sistemit rrënjor të bimësisë si dhe për mbajtje të lagështisë së duhur)
  • b.Plehërim me pleh organik dhe kimik
  • c.Ujitje
  • d.Krasitje sipas nevojës
  • e.Spërkatje të ndryshme (kundër morrit, apo çdo dëmtuesi tjetër që mund të shfaqet)
3. Mirëmbajtja e luleve sezonale, kryhen proceset e mëposhtme të punës:
  • a.Punim toke 2 herë në vit
  • b.Përgatitje toke për mbjellje
  • c.Plehrim toke
  • d.Mbjellje lule sezonale
  • e.Ujitje
  • f.Prashitje sipas nevojës
  • g.Nitifikim
  • h.Pastrim barërash të keqija ose gjetheve të thata
  • i.Spërkatje në rast shfaqje të sëmundjes.
Në mirëmbajtjen e sipërfaqeve të mbjella me fruit kulturë përfshihen zërat e mëposhtëm: 1. Shërbime në pemtore , kryhen proceset e mëposhte të punës:
  • a.Punim I tokës rreth trungut të bimës
  • b.Krasitje bimërore
  • c.Krasitje e gjelbërt
  • d.Spërkatje të ndryshme kundër dëmtuesve apo sëmundjeve që mund të shfaqen gjatë vegjetacionit të bimësisë
  • e.Vjelja
2. Shërbime në vreshtari, kryhen proceset e mëposhtme të punës:
  • a.Punim I sipërfaqeve të mbjella me rrush
  • b.Plehërim
  • c.Krasitje dimërore
  • d.Krasitje e gjelbërt
  • e.Lidhje
  • f.Harrje
3. Shërbime në perimore, kryhen proceset e mëposhtme të punës:
  • a.Punim toke
  • b.Pregatitje toke për mbjellje
  • c.Plehërim
  • d.Mbjellje të perimeve të stinës
  • e.Spërkatje të ndryshme kundër demtuesve apo sëmundjeve që mund të shfaqen gjatë vegjetacionit të bimesisë.
  • f.Harrje (heqje krazesh)
  • g.Vendosje mbështetëse dhe lidhja e perimeve zakonisht domatet dhe kastravecat.
  • h.Vjelja
Shenim:Spërkatjet kryhen dhe janë të nevojshme për ecurinë sa më të mirë të bimës dhe jo për stimulimin e rritjes së shpejtë të bimës apo frutit. Këto preparate kimike që përdoren për luftimin e sëmundjeve të ndryshme në bimësi jane ekologjike